Danny Boy

Ku Jetojmë

Danny Boy

Altre Canzoni cover

Ku Jetojmë testo

Ne ambientin ku jetoj, ku nentoka tani sundon
neper rruget e qytetit, ku marihuana mbizotron
Do te ju flas pak, edhe pse mu ka bo bajat
te flas per nje teme, qe me pelqen shume pak
E derisa une flas, dicka e keqe ngjan me tej
dua te them fjal te mira, po ato fjal ku ti gjej
Dikur ishte ndyshe, sot cdo gje ka ndryshuar
problem nuk i kam pas, ato tani kan filluar
Derisa k’tu, bandat e kan prekur policin
bazen logjistiken dhe njesitet ne Prishtine
Nuk them se e tera, eshte e korruptuar
por per nje pjese, per te cilen ndeshkimi ka filluar
Dhe me shpresat qe i ekni, em shkoni pak ne nerva
edhe lajmet e mira, tani i marre me rezerva
E derisa ketu jetojm, jemi pjese e nentokes
Shpetimi i vetem per ne, eshte shkaterrimi i botes

ref:-2x
DUA TA DI KU JETOJ KU JAM DHE KU DO TJESH
MUNDOHEM TE MBIJETOJ POR DIKUSH ME PERQESH
E DERISA KETU JETOJME JEMI PJESE E NENTOKES
SHPETIMI I VETEM PER NE ESHTE SHKATRIMI I BOTES

Mungon rendi publik, edhe ligji i drejtesise
jemi lene krejt, ne meshire te perendise
Derisa dikush tjeter, vendos per fatin tone
kam pershtypje se jetojm, para eres sone
Femijet me arme, sillen pa piken e moralit
duhet te jete normale, se eshte djali i gjeneralit
Nga shume grupacione, vendet jane te pushtuara
prej politikes, e deri te koncertet e deshtuara
Derisa profiterat e krizes, jane duke krijuar
pasuri te patundshme, kurre pa e punuar
E di se kemi qelluar, ne nje jete te pafat
qe sdi si ta quaj, skam asnje term adekuat
Dhe dikush ta shtrin doren, i ulur ne rruge
i leckosur i thyer, qe ndoshta vdes pa buke
Keshtu vijon jeta, dhe mundohem te mbijetoj
por edhe dua ta di, se ne cilin shekull jetoj

ref:-2x
DUA TA DI KU JETOJ KU JAM DHE KU DO TJESH
MUNDOHEM TE MBIJETOJ POR DIKUSH ME PERQESH
E DERISA KETU JETOJME JEMI PJESE E NENTOKES
SHPETIMI I VETEM PER NE ESHTE SHKATRIMI I BOTES

Disfata e perjetuar, na shtyn ne pafundesi
neper rruget e qytetit, lexon FTP (fuck the police)
Pastaj ne netet e vona, kur problemet kane filluar
halloween epr nje rini te infektuar
Dhe deri ne mengjez, s’ka qetesi aspak
neser para deres, gjen shprica dhe pak gjak
E derisa media, keto nuk i shtron ne pah
e di se jetojme, por e di se sje kerkah
Nej vajze te re, sot shume lehte e shfrytezon
vetem nese i ke, 50 marka e ni kondom
E ky realitet, k’tu eshte prezent nuk vdes
dhe mund t’ju flas, prap deri ne mengjez
Danny Boy Mc.M, emra qe i keni harruar
dikur bashk kemi punuar, bashk kemi jetuar
Por sot nuk e di, me kend te jetoj
nuk e di se a mundem, kete kohe ta mbijetoj

ref:-4x
DUA TA DI KU JETOJ KU JAM DHE KU DO TJESH
MUNDOHEM TE MBIJETOJ POR DIKUSH ME PERQESH
E DERISA KETU JETOJME JEMI PJESE E NENTOKES
SHPETIMI I VETEM PER NE ESHTE SHKATRIMI I BOTES